Lajme Shqip Thursday, 15 October 2015 10:38

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka thënë se pavarësisht premtimeve për kontroll gjatë futjes në Kuvend, në bazë të asaj që ndodhi mund të thuhet se nuk ka ndodhur siç duhet një gjë e tillë.

“Në fakt ndodhi e kundërta. Gazi ishte edhe më i rëndë se i herës kaluar”, ka thënë Tërmkolli.

Sipas saj, tanimë nuk mund të thuhet se “është problemi i opozitës”.

“Problemi kryesor është Kadri Veseli. Ai ka pas për detyrë me siguru mbarëvajtjen e punës së Kuvendit”, ka thënë më tej Tërmkolli.