Lajme Shqip Thursday, 15 October 2015 08:03

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se opozita nuk do të ndalet me kërkesën për tërheqjen e nënshkrimit nga marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe.

Selimi ka paralajmëruar se opozita nuk do të lejojë mbajtjen e seancës së sotme, duke thënë se me çdo mënyrë do të kundërshtohet vazhdimi i seancave, pa u anuluar marrëveshja me Serbinë.

Në lidhje me vendimin e Kuvendit të Kosovës, për procedurat për siguri, ai ka thënë se “nuk ka masë e as procedurë që do ta ndalojë opozitën”.

“Do të jemi të vendosur më shumë se kurrë nuk ka seancë normale derisa nuk do të heqet nënshkrimi nga marrëveshja. Me gjithë këto masa, nuk do të ndalemi në kërkesën tonë legjitime”, ka thënë Selimi