Lajme Shqip Wednesday, 14 October 2015 22:00

Goditja me vezë ezyrtarëve qeveritarë të Kosovës, po vazhdon. Koha.net merr vesh se rreth orës 21:30 është goditur me vezë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

 Ai është goditur në dalje nga një televizion ku ka qenë i ftuar në një debat, transmeton Koha.net.

 Në ndërkohë nëpërmes një postimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar se aktivistët e saj e kanë kryer aksionin.