Lajme Shqip Wednesday, 14 October 2015 15:07

Pallati i Drejtësisë është rrethuar nga forca të shumta policore pasditen e sotme.

Masa të rrepta sigurie janë marrë që nga ora 1, kur është planifikuar që para gjykatës të dalin aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të arrestuar në lidhje me trazirat e mbrëmjes së të hënës.

Në këtë seancë do të vendoset për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre për ngjarjet e para dy ditëve.

Një grup aktivistësh dhe përfaqësueshish politikë të LVV u arrestuan në lidhje me incidentet, ndërsa vetë partia opozitare kërkoi me ngulm lirimi e tyre, duke i quajtur arrestimet të padrejta./kallxo.com