Lajme Shqip Wednesday, 14 October 2015 21:02

Kur mjeshtri i ecjes mbi litar, Josh Beaudoin, e incizoi veten duke kryer një truk tejet sfidues – duke ecur mbi një litar nën të cilin gjendeshin disa aligatorë të uritur – në pikëpyetje ishte jo vetëm reputacioni i tij.

Videoja, e cila në rrjetet sociale u postua këtë të martë, shfaq Beaudoin 33-vjeç duke ecur në një litar të hollë përgjatë një ferme aligatorësh në Kolorado.

“Shpëtova. Krejt çka mund të them është se shpëtova i gjallë”, ka shkruar Beaudoin në profilin e tij në Facebook pasi kompletoi këtë skenë.

Ai ka kërkuar nga përcjellësit e tij që të mos e provojnë këtë asnjëherë në jetën e tyre.