Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit ka thënë se çdo individ që hynë në kuvend obligohet t’i nënshtrohet kontrollit, të gjitha bagazhet, e edhe kontroll trupor.
Kurse, Xhavit Haliti ka thënë se për t’u ekzekutuar ky vendim duhet të ndërrohen policët të hyrja për çdo javë.
“..propozoj që punonjësit e policisë të ndërrohen çdo javë, në mënyrë që të mos krijohen miqësi në mes tyre dhe personave që hyjnë në kuvend”, ka thënë Haliti, raporton Express.
Vendimin për kontroll e kanë përkrahur të gjithë grupet parlamentare që kanë qenë të pranishme në kryesi dhe si të tillë e kanë miratuar.
Wednesday, 14 October 2015 12:44