Lajme Shqip Wednesday, 14 October 2015 12:31

Shtatë lokale janë bastisur mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Raportohet për tre të arrestuar nga ky aksion i kryer në lokacione të ndryshme në kryeqytetet.

Një nga të arrestuarit, sipas mediave, është edhe pronari i lokalit “Baron”, Afrim Borovci.

Raportohet se Borovci dhe dy personat tjerë janë kapur nën dyshimet për fajde.

Katër prej 7 lokaleve të bastisura janë mbyllur nga Policia, një nga ta edhe lokali i Borovcit.

Deri me tash Policia e Kosovës vetëm ka konfirmuar aksionin duke mos dhënë detaje tjera.

“Deri në këtë fazë mund të konfirmojmë, se Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante është duke e realizuar një operacion policor. Për detaje tjera ju njoftojmë pas përfundimit të operacionit”, thuhet në përgjigjen e ZPK-së.