Lajme Shqip Wednesday, 14 October 2015 16:17

Këngëtaret ndër tjerash duhet të tregohen më të kujdeshëm edhe me ushqimin dhe të ngrënit, pasi nëse abuzojnë rrezikojmë të trashen dhe të mos jenë më shumë ‘’televizive’’.

Sot, janë në modë të dobëtat, elegantet, andaj të gjitha synojnë që të kenë peshë ideale dhe linja të përsosura. Megjithatë, të ngrënit është nevojë e domosdoshme. Ndonëse mbajnë dieta, u nënshtrohen regjimeve të caktuara të të ushqyerit dhe bëjnë shumë ushtreime fizike, edhe të njohurat kanë ushqimet e preferuara, ato që u shijojnë më tepër. Dikush pëlqen diçka, e dikush diçka tjetër. Në “Kosovare” paraqesim disa nga gjërat të cilave as këngëtaret më seksi nuk mund t’ju rezistojnë.

Gresa Behluli

Gresa Behluli është këngëtare e njohur. Pas një pauze relativisht të gjatë, ajo është shfaqur sërish. Edhe më tej Gresa duket bukur dhe në formë. Vajza e Shkurte Fejzes gjithmonë ka pasur linja të dëshirueshme, ndonëse thotë se nuk rezervohet edhe aq në ushqim, transmeton “Kosovarja”. Gresa, që tashmë është fejuar, shton se I pëlqejnë të gjitha ato ushqime që kombinohen me pomfrit. ‘’Më shijon çdo gjë që kombinohet me pomfrit’’, thotë ajo. Dihet që pomfiti ose patatet e skuqura hyjnë në rangun e ushqimeve të shpejta dhe hiper-kalorike, por për çudi Gresa i konsumon pa frikë dhe pavarësisht yndryrës dhe kalorive që përmban pomfriti, ai nuk le gjurmë tek këngëtarja e njohur, e cila ka linja të rregullta, që do ti dëshironte secila vajzë.

Altuna Sejdiu – Tuna

Tuna, dikur kishte disa kilogram më shumë, por viteve të fundit ajo ka eliminuar peshën e tepërt, duke fituar masen e dëshiruar. Për të rënë në peshë, Tuna është treguar më e rezervuar në të ngrënë, por gjithashtu ka ushtruar në plaestër. Megjithatë, këngëtarja e famshme nuk mund të kursehet kur bëhet fjalë për kuzhinen italane, që është e preferuara e saj, tansmeton “Kosovarja”. Ndonëse italianët ndër tjerash njihen edhe për linja të rregullta dhe elegancë, ushqimet e tyre janë goxha kalorike. Nga pijet, ‘’zogu’’ I estradës preferon lëngun e portokallit të shtrydhur.

Vesa Luma

Herë dobësohet e herë trashet. Vesa është nga ato këngëtare që asnjëherë nuk e mban një peshë fikse. Megjithatë, duket bukur. Vesa Luma së fundi ka filluar të ushtroj në një qendër fitnesi dhe gjithashtu të praktikoj një mënyrë të re të të ushqyerit, shkruan “Kosovarja”. Kur u interesuam se cili është ushqimi I preferuar I saj, zbuluam se Vesa I pëlqejnë shumë gatimet e detit, e sidomos peshku i përgatitur në zgarë. Shije e mirë, apo jo?

Adelina Tahiri

Konsiderohet seks bombë dhe padyshim është një nga femrat më joshëse të skenës sonë muzikore. Një kompani maqedonase, në fushatën e saj komerciale, e ka zhveshur thuajse të tëren, duke shfaqur para publikut linjat e saj të mrekullueshme. Çka han Adelina Tahiri që është bërë kaq e mirë? Thotë se zakonisht konsumon sallata. Por, mes ushimeve që I pëlqen vërtet renditen ato tradicionalet, siç bie fjala specat e mbushur me mish. ‘’Një nga gatimet e mia të preferuara janë specat e mbushura, dhe më besoni, i bëj shumë mirë’’, thotë bukuroshja, transmeton “Kosovarja”.