Lajme Shqip Wednesday, 14 October 2015 11:14

Partitë opozitare: Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, dhe Nisma për Kosovën, nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është thirrur që të mbahet sot me fillim në ora 11:00, por opozita, sikurse edhe mbledhjet e kaluara, do ta bojkotojë edhe këtë.

Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosjes  ka konfirmaur për  lajmi.net se opozita nuk do të merr pjesë në këtë mbledhje.

“Nuk do marrim pjesë në këtë mbledhje” është shprehur Krasniqi, për lajmi.net.

Blloku opozitar përveq bojkotit të mbledhjeve të Kyresisë së Kuvendit, ka bojkotuar edhe punët e Komisioneve Paralmnetare,  e po ashtu po bllokon edhe punimet e seancave të Kuvendit të Kosovës.

Krejt këto veprime opozita po i bënë në kundërshtim të marrëveshjes për Asocacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.