(E plotësuar ) Në aksionin e sotshëm policor në kryeqytet, janë bastisur 7 lokale, 4 nga te cilat janë mbyllur, merr vesh nga burime policore Koha.net.
Këto burime kanë konfirmuar se gjatë këtij aksioni janë arrestuar tre persona.
Bastisjet janë kryer nën dyshimin për fajde, i ka thënë burimi policor Koha.net-it.
Bastisjet në Prishtinë kanë të bëjnë me dyshimet për armë dhe huliganizëm
(E plotësuar ) Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në restorantin “Baron” në Prishtinë. Përpos kësaj, sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës Baki Kelani, policia është duke kryer bastisje edhe në disa lokacione të tjera.
Kelani nuk ka dhënë detaje, por vetëm ka konfirmuar këtë aksion, ndërsa KP thotë se nga burimet e saj merr vesh që aksioni i sotëm ka të bëjë me dyshimet për armë dhe huliganizëm.
Ky burim ka konfirmuar po ashtu se aksioni do të vazhdojë edhe nëpër disa lokacione të tjera.
Policia po zhvillon një aksion të madh bastisjesh në Prishtinë
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion të madh policor në Prishtinë.
Këtë për Arta TV e konfirmoi zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, i cili tha se nuk mund të jap detaje shtesë rreth këtij operacioni.
“Për detaje tjera ju njoftojmë pas përfundimit të operacionit”, tha Kelani.
Ndërkaq, dëshmitarët kanë thënë se Njësia Speciale ka bastisur qysh në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një kafeteri në Pallatin e Rinisë.
Wednesday, 14 October 2015 11:06