Lajme Shqip Wednesday, 14 October 2015 13:23

Një zjarr i madh në disa apartamente është shkaktuar nga një nxënës, pasi ka kopjuar eksperimentin shkencor në dhomë e gjumit, transmeton koha.net.

Djaloshi 14 vjeçar, të cilit nuk i është përmendur emri për arsye ligjore, ka pranuar se ai ka shkaktuar këtë zjarr, që llogaritet të ketë shkaktuar 3 milionë funte dëme në një qytet të Anglisë.

Adoleshenti ka krijuar një “Bunsen burner” për të testuar fuqinë e flakës para se të shpërthente mbas vetëm 5 sekondave.

Ai pastaj ka hapur dritaren për ajër të pastër, para se të lëshohej poshtë shkallëve.

Por pas 30 minutave ka rënë alarmi i tymit dhe nëna e tij e kishte gjetur dhomën e gjumit plotë tym, ndërsa flaka me sa duket kishte kapluar disa rrobave.

Zjarri u zgjerua në të gjithë bllokun nëpër kate në rrugën Clowance, ndërsa rreth 100 njerëzve u është dashur të largohen.