Lajme Shqip Wednesday, 14 October 2015 13:46

Rihanna duket se nuk ka ndonjë plan të afër për të krijuar familje dhe arsyeja tashmë dihet.

Këngëtarja 27 vjeçare është pyetur në shumë intervista se cila është frika e saj më e madhe në jetë dhe nuk mund ta besoni se si përgjigjet ajo në secilën pyetje.

Rihanna ka frikë nga lindja!

Në një intervistë për “T Magazine” të The New York Times që e ka dhënë më 12 tetor të këtij viti, Rihanna, transmeton arbresh.info, ka ripërsëritur frikën që ka nga sjellja në jetë e një fëmije.

Krijuesja e albumit më të ri “Anti” kishte thënë të njëjtën gjë edhe në intervistat e mëparshme.

“Jam me të vërtetë e frikësuar nga procesi i lindjes, por sigurisht se dua të bëhem nënë një ditë”, kishte thënë Rihanna për një radio në vitin 2010.

Në vitin 2014, Rihanna gjatë një interviste për revistën e famshme Elle kishte deklaruar se lindja është frika e saj më e madhe.

Të njëjtën gjë e kishte përsëritur edhe në intervistën për Vanity Fair në tetor të këtij viti, në të cilën Rihanna ishte edhe pjesë e ballinës së revistës.