Lajme Shqip Wednesday, 14 October 2015 08:22

Skandali i fundit i makinave nga Volkswageni do të shndërrohet në film nga Leonardo DiCaprio.

Kompania e tij e produksionit Appian Way dhe Paramount Pictures kanë blerë të drejtat e një libri ende të pashkruar për skandalin e Volkswagenit, sipas një reporteri të Hollywoodit, shkruan BBC.

Nuk është bërë e ditur nëse DiCaprio do të luaj në këtë film, apo jo, transmeton Koha.net.

Muajin e kaluar prodhuesi gjerman i makinave ka pranuar se rreth 11 milionë të automjeteve të saj me naftë në mbarë botën janë të prekura nga skandali i testimit për emetimin e gazrave.

DiCaprio ka prodhuar edhe më parë filma me konspiracion të tillë, i fundit është “The Sustainability Secret and Virunga”, i cili tregon betejën për të shpëtuar gorillat e fundit malore në botë.