Lajme Shqip Tuesday, 13 October 2015 19:01

Përurimi i 50 metrave të para të autostradës Prishtinë- Shkup nuk do të behën ashtu siç ishte premtuar, me 16 tetor. Shiriti i këtij përurimi do të shtyhet për një kohë të pacaktuar. Datën e lëshimet në qarkullim të kësaj rruge nuk e dinë as në Ministrinë e Infrastrukturës, ata vetëm tregojnë se shtyrja po bëhet për shkak të reshjeve të shiut.

Lëshimi në qarkullim i 50 metrave të para të autostradës Prishtinë- Shkup është shtyrë për disa ditë. Shkak i saj, sipas Ministrisë së Infrastrukturës janë reshjet e shiut.

Mustafë Krasniqi nga Ministria e Infrastrukturës tha për Gazetën Express se në atë pjesë janë duke u zhvilluar punimet. Sipas tij, ishte paraparë që të shiriti të prehet me datën 16 Tetor, por reshjet e shiut ndikuan që punimet të ngadalësohen dhe ende nuk është caktuar data finale për përfundimin e autostradës.

“16 tetori ka qenë data përfundimtare për tu prerë shiriti. Por pas reshjeve të shiut data do të shtyhet. Nuk kemi ende datë të caktuar”, tha Krasniqi për Express.

Lëshimin në qarkullim të kësaj rruge e kishte premtuar edhe kompaninë punë kryese Betchel Enka.

Gazeta Express ka raportuar javë më parë për problemet pronësore që ishin njëra prej arsyeve pse 50 metërshi nuk ishte asfaltuar. Kurse MI nga mesi i shtatorit kishin thënë se punimet do të përfundojnë në gjysmën e muajit tetor. Por, Ministria e Infrastrukturës pas shumë probleme me dy banorët për pronësi në lagjen Veternik kanë rrënuar objektet pas marrëveshjes së arritur për shkatërrimin e tyre me 30 shtator.

50 metrat që do të lëshohen në qarkullim do të lidhin autostradën kryesore të Kosovës me rrethrrotullimin që do të lidh qytetet kryesore të Kosovës – Prishtinën, Gjilanin, Ferizajn dhe Prizrenin./GazetaExpress