Të pesë femrat seksi Kardashian janë shfaqur bashkë në një mbrëmje, por cila ka marrë gjithë vëmendjen?
Chris Jenner me katër vajzat e saj janë bërë bashkë në mbrëmjen për festimet e 50 vjetorit të revistës Cosmopolitan.
Megjithatë, një vëmendje më të madhe ka marrë Khloe, e cila ka shkuar me një dekolte të thellë që i ka zbuluar gjoksin dhe fundin që i zbulonte këmbën e gjatë, transmeton lajmi.net.
Ajo që është vërejtur edhe më shumë është se ato të gjitha janë veshur në të zezë, përveç më të voglës, Kylie, e cila ka shkuar me një fustan të shkurtër e të bardhë.
Ajo madje ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se ‘nuk e ka marrë e-mailin se sonte duhej të vishen me rroba të zeza’.
E vetmja që ka munguar ishte modelja Kendall Jenner.
Tuesday, 13 October 2015 21:21 




