Dy predha kanë goditur sot ambasadën ruse në Damask, në kohën kur po fillonte mitingu në mbështetje të Rusisë, forcat ajrore të së cilës janë duke kryer sulme ajrore për të mbështetur autoritetet në atë vend.
Sipas medieve ndërkombëtare, sulmi me predha ka shkaktuar panik në mesin e qindra njerëzve që ishin mbledhur para ambasadës, për të shprehur mirënjohje ndaj Rusisë për ndërhyrjen e saj ajrore në Siri, transmeton lajmi.net.
Associated Press, raporton se predha e parë kishte goditur kompleksin e ambasadës në qendër të Damaskut, ku edhe është parë tymi nga ndërtesat e larta. Ndërsa kur janë mbledhur para ndërtesës dhe kanë filluar të ikin, predha e dytë sërish goditi kompleksin. Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ka viktima.
Tuesday, 13 October 2015 16:56