Lajme Shqip Tuesday, 13 October 2015 16:45

Flori Mumajesi ka treguar se nuk ishte ai i cili filloi sharjet për Serbinë në koncertin për kualifikimin.

Këngëtari Flori Mumajesi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar se akuzat që po bëhen ndaj tij janë të pavend, transmeton lajmi.net.

Dje pas performancës së Florit i gjithë publiku i pranishëm kanë thirrur njëzëri  sharje për Serbinë, që filloi prej dikujt që ka pasur mikrofon në dorë, e që sipas Florit ishte një fans.

Ai ka theksuar me fjalë bindëse: “Nuk isha unë”, duke mos marrë asnjë pikë faji mbi veten.