Dizajni i ri i magazinës Playboy nuk do të përmbajë më fotografi të femrave dhe grave të famshme, të zhveshura pjesërisht apo nudo.
Megjithatë, magazina e cila në vitet 70-të shiste rreth 5 milionë kopje e tani shet vetëm 1 milionë të tilla, do të vazhdojë të ketë brenda saj dhe në ballinë gjininë femërore në pozicione provokative.
Sipas menaxhmentit të magazinës, interneti tanimë po e largon nuditetin dhe prandaj edhe një magazinë e tillë ka nevojë për riformim. Mariah Carey, Eva Longoria, Jessica Simpson, Pamela Anderson, Drew Barrymore, Madonna dhe emra të tjerë kanë qenë ndër vite në ballinën e Playboy, trasmeton kultplus.
Njëjtë është vepruar edhe me websiten e magazinës, i cili tanimë nuk ka nuditet për faktin se dëshiron më shumë vizitorë. Playboy është themeluar më 1953 nga Hugh Hefner.
Tuesday, 13 October 2015 11:48