Lajme Shqip Tuesday, 13 October 2015 12:45

Këngëtari i muzikës RnB Butrint Imeri së shpejti do të lansojë klipin e ri.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes rrjetit social Instagram.

“Eja eja”, është titulluar kënga më e re e tij videoklipi i së cilës do të publikohet së shpejti.

Kështu këngëtari do t’i kthehet adhuruesve pas këngës “Merre zemrën tem” që e lansoi në sezonin veror, e cila u mirëprit nga adhuruesit e muzikës.

Butrinti njihet edhe për bashkëpunimin me Dj Blunt dhe Real 1, “Ki me lyp dikon si unë”, këngë kjo mjaft e dëgjuar sivjet.