Lajme Shqip Tuesday, 13 October 2015 08:32

Heroina Telaku mban dy pozita pune njëkohësisht, në zyra që kanë diku 2.500 kilometra distancë mes vete. Sipas dokumenteve, ajo punon edhe në Prishtinë e edhe në Londër.

Në Prishtinë ishte të hënën, shkruan sot “Koha Ditore”. Gazeta ka telefonuar në numrin zyrtar të Departamentit për planifikim të politikave, që është pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe është lajmëruar ajo. Është drejtoreshë e këtij departamenti.

Këtë funksion e ushtron në bazë të një vendimi të prillit të sivjetmë, i firmosur nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë, Kreshnik Gashi.