Ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje për t’u mbledhur qytetarët tek Stacioni Qendra, po i përgjigjen aktivistët e këtij subjekti.
Gazetari i Telegrafit që gjendet pranë këtij Stacioni policor – ku është dërguar deputeti i arrestuar i VV-së, Albin Kurti – thotë se tashmë aty kanë nisur të mblidhen aktivistët e VV-së.
Sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj, thotë se Kurti është arrestuar pa fletarrest. Sipas Molliqajt, nëse Kurti nuk lirohet, do të marrin masa radikale.
Ndërkaq Konjufca, që u raportua si i arrestuar por që është i lirë, tha se janë ndalur rrugës për Ferizaj.
“Me t’u ndaluar nga Policia, ata kanë pyetur për identitetin dhe më pas thanë se kemi një urdhërarrest për Albin Kurtin, por nuk treguan”, ka deklaruar Konjufca.
Aty të pranishëm, para Stacionit, janë edhe deputetët e AAK-së, si Ramush Haradinaj dhe Donika Kada Bujupi. /Telegrafi/
Monday, 12 October 2015 22:06