Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu
Grupi militant Shteti Islamik është i dyshuar kryesor për bombardimet e së shtunës në Ankara, ku u vranë afër 100 persona, ka thënë kryeministri turk Ahmet Davutoglu, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për bombardimin por qeveria turke beson se dy sulmues vetëvrasës janë përgjegjës për dy bombardimet në Ankara.
Zyrtarisht deri më tani janë konfirmuar 97 viktima por disa raportojnë se numri i të vdekurve është 128.
Shumica e viktimave do të varrosen sot.
Bombardimet e së shtunës kanë ndodhur përderisa ishte duke u zhvilluar një marshim i aktivistëve, të cilët gjendeshin para stacionit kryesor të trenit në Ankara.
Aktivistët po kërkonin që t’i jepet fund dhunës në mes të forcave qeveritare turke dhe militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).
Shumica e viktimave ishin aktivistë pro partisë kurde HDP.
Kryeministri turk Davugtolu ka thënë se autoritetet janë shumë pranë që të identifikojnë njëri prej sulmuesve.
Disa media lokale kanë thënë se njëri prej sulmuesve është vëllai i një militanti të IS-it, i cili kreu sulmet me bombë në qytetin Suruc të Turqisë në korrik, ku u vranë më shumë se 30 vetë.
Monday, 12 October 2015 16:23