Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2016 ka gëzuar tej mase shqiptarët.
Kjo arritje e Kombëtares së Shqipërisë është festuar në mënyra të ndryshme, madje një fans ka bërë tatuazh një shqiponjë si dhe rezultatin prej 0-3 të fitores së Shqipërisë kundër Armenisë.
Nexhip Hoxhaj nga Shqipëria është fansi që ka bërë tatuazh rezultatin prej 0-3 kundër Armenisë për të mbajtur gjithmonë me vete këtë arritje të kombëtares. Tatuazhi është punuar nga Dini Murturi.
Murturi për Koha.net ka thënë se gëzimi i madh që ka shkaktuar kjo arritje e Shqipërisë e ka shtyrë Hoxhajn që të bëjë një tatuazh të tillë.
“Kjo datë historike dhe gëzimi i madh që i ka dhënë Shqipëria, e ka shtyrë Hoxhajn që të bëjë një tatuazh të tillë”, ka thënë Murturi për Koha.net.
Monday, 12 October 2015 09:55 
