Zyrtarë zgjedhorë në Bjellorusi kanë thënë se presidenti Alyaksandr Lukashenka është rizgjedhur për herë të pestë si president i vendit, pasi ka fituar 83.45% të votave.
Tatsyana Karatkevich, kandidatja e lëvizjes opozitare “Trego të vërtetën” ka fituar 4.42% të votave.
Dalja e përgjithshme në zgjedhje ka qenë 86.7%. Presidenti Lukashenko ka thënë ditën e zgjedhjeve, më 11 tetor, se do të ishte sinjal i keq nëse do të fitonte më pak vota se në zgjedhjet e vitit 2010.
Pas mbylljes së qendrave të votimit, rreth 200 aktivistë kanë protestuar në Minsk, me pankarta të cilat mbanin mbishkrime “diktator”.
Lukashenko po udhëheqë me ish-republikën sovjetik që 21 vjet./rel/
Monday, 12 October 2015 08:59