Lajme Shqip Sunday, 11 October 2015 14:09

Rita Ora ka publikuar një fotografi në Instagram nga mbrëmja e kaluar (e premte), kur kishte marrë pjesë në një dasmë familjare në Kosovë.

Këngëtarja me famë botërore ishte argëtuar jashtëzakonisht shumë në ceremoninë martesore të të afërmve të saj, saqë e ka quajtur dasmën si ‘mbi-reale’.

“Mbrëmjen e kaluar. Dasma ishte mbireale. Faleminderit Arlit dhe Filiz”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

Ajo ka publikuar edhe një fotografi tjetër duke zbritur nga aeroplani, të cilën e ka titulluar: “Duke ardhur në shtëpi”.