Lajme Shqip Sunday, 11 October 2015 12:50

Pasi ka bërë publike lidhjen e saj me rokerin e mbuluar me tatuazhe, Travis Barker, kanë filluar spekulimet se këngëtarja e etur për publicitet ka marrë më shumë se që mund të përballojë

Kjo për shkak se ish-gruaja e rokerit Travis, e ka paralajmëruar Ritën se amerikani përveç pamjes së egër sjell edhe histori të keqpërdorimit me substanca narkotike, varësi kjo që ia ka thyer zemrën ish-gruas së Travis dhe e ka poshtëruar atë.

Ajo poashtu e ka paralajmëruar Ritën se Travis tradhton. Në një intervistë për Daily Mail, ish-gruaja e rokerit ka thënë se martesa e tyre ka përfunduar për shkak të varësisë nga droga dhe femrat e tjera, transmeton Gazeta Express.

“Ai më ka tradhtuar gjatë gjithë kohës. Të jesh me të është si një luhatje në parkun e lojërave. I uroj Ritës fat – do t’i duhet”, ka thënë ish-gruaja e Travis.

Rokeri Travis, është 39 vjeçar, 15 vjet më i vjetër se Rita.

Ish gruaja e Travis ka thënë se Rita po e shfrytëzon rokerin për shkak se ai njeh shumë njerëz në industrinë muzikore amerikane dhe dëshiron të depërtojë në tregun amerikan.

“Mendoj se ajo që e tërheq Ritën është se Travis i njeh të gjithë në industrinë muzikore amerikane. Rita dëshiron të depërtojë përmes tij”, ka thënë Shanna, e cila në të kaluarën ka qenë Miss USA.

Lidhjen e saj me rokerin, Shanna e ka përshkruar si “toksike”.

Rokeri ka dy fëmijë me ish-gruan e tij, ndërsa përfundimisht janë ndarë në vitin 2012.