Lajme Shqip Sunday, 11 October 2015 09:30

Marsel Qeleshi, personi që e sulmoi autobusin e Kombëtares së Serbisë me gurë, mund të dënohet deri në 10 vite burg.

Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’, për 18 vjeçarin, ndërsa ndaj tij rëndojnë tri akuza.

Në dosjen e prokurorisë, ai akuzohet për “Shkatërrim prone”, “Prishje të qetësisë publike” dhe “Dhunë ndaj të mbrojturve ndërkombëtarisht”, transmeton Telegrafi.

Dosja i është dërguar gjykatës, e cila pritet të zhvilloje nesër seancën për caktimin e masës së sigurisë në ngarkim të tij, ku i riu duket se mund të rrezikojë të dënohet deri në 10 vite burg.