Mos funksionimi i Kuvendit mund t’i kushtojë Kosovës në agjendën për integrime Evropiane.
Kosova është në rrugë të drejtë për të nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asocim dhe nëse nuk thellohet kriza institucionale, atëherë qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Të paktën kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve të integrimeve. Sipas tyre, Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se mungesa e funksionimit të një organi të rëndësishëm, siç është Kuvendi, sjell pasoja dhe efekte negative në përgjithësi për të gjitha proceset e në veçanti për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Sa i përket nënshkrimit të MSA-së, Hoti thotë se kjo do të nënshkruhet kur të arrihet një konsensus në kuadër të Bashkimit Evropian për të gjetur një formulë të veçantë për nënshkrim.
Hoti i vlerëson si reale pritjet e qytetarëve për liberalizimin e vizave vitin e ardhshëm. Pasi në këtë drejtim janë përmbushur detyrat. /Tribuna Channel/
Saturday, 10 October 2015 20:36