Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe Besnik Bislimi kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë folur rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë. Ata me këtë rast kanë akuzuar edhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli, ku sipas tyre të enjten Veseli u frikësua të jetë kryetar i Kuvendit.
“Kreu i Vetëvendosjes ka folur edhe për ngjarjet e fundit në Kuvend duke thënë se të enjten Kadri Veseli u frikësua të jetë kryetar i Kuvendit”.
Visar Ymeri është shprehur se Zajednica është një problem politik dhe ekonomik për Kosovën ndërsa Bislimi ka thënë se Asociacioni paraqet formën ekstreme të decentralizimit asimetrik.
Ky i fundit ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi ku ka thënë se pjesë e ekipit të komisionit për demarkacionin kanë qenë jurist dhe sociolog e asnjë gjeograf.
Bislimi tha se Isa Mustafa është i pa interesuar që ta marrë seriozisht këtë punë.
“Gjeodetët e Kosovës vazhdimisht kanë derguar prova të reja se Kosova po humb territor, por komisioni në asnjë variant nuk ka shpreh interesim me i marr parasysh” ka thënë ai.
Saturday, 10 October 2015 15:35