Lajme Shqip Friday, 09 October 2015 12:13

Prezantuesja shqiptare siç duket nuk është dëshpëruar me humbjen dhe ende beson në kualifikim.

Bëhet fjala për Marina Vjollcën, e cila përmes një mesazhi në llogarinë e saj në Instagram, ka thënë në mes tjerash se shqiptarët dëshmuan civilizim serbëve, transmeton Telegrafi.

“SHQIPËRI ti nuk njeh humbje, ky është vetëm rezultat. Civilizimin që nuk e kanë, ne atë ua dhamë. Ne shkojmë përpara…”, ka qenë ky statusi motivues i Marinës për djelmoshat e Kombëtares shqiptare.

Shqipëria pësoi humbje me rezultat 2-0 kundër Kombëtares serbe në kuadër të xhiros së parafundit për kualifikimet e Evropianit “France 2016”.