Lajme Shqip Friday, 09 October 2015 11:41

Diçka speciale dhe shumë e veçantë do të sjell muaji nëntor në Prishtinë. Dy të bukurat shqiptare, Aferdita Paçarada dhe Diellza Kolgeci, si në shumë projekte të tjera, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme, edhe kësaj radhe janë bërë bashkë që vendit tonë dhe gjithë shqiptarisë t’i sjellin diçka të pa parë ndonjëherë.

Është fjala për “Ballon Shqiptare”, projekt ky i ideuar dhe i dizajnuar nga dyshja tejet e suksesshme Afi dhe Dejzi.

Balloja do të jetë ne javën e fundit të nëntorit, konkretisht më 27 nëntor dhe do të mbahet ne Swiss Diamond Hotel. Këtë e ka konfirmuar për KultPlus vetë Aferdita Paçarada.

“Është një projekt i organizuar për herë të parë në trojet shqiptare. “Ballo Shqiptare” është e ideuar dhe dizajnuar nga unë dhe Diellza”, ka thënë Paçarada.