Lajme Shqip Friday, 09 October 2015 08:07

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) sot do të organizojë ceremoninë e hapjes së zyrës rajonale të IPK-së në Prizren.

Në ceremoni, sipas njoftimit të IPK-së, pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të institucioneve që ndërlidhen me fushën e sigurisë, gjyqësisë, prokurorisë etj.

Hapja e zyrës rajonale në Prizren synon fuqizimin e bashkëpunimit me qytetarë si dhe shihet si një mundësi për kualitet më të lartë të mbikëqyrjes policore, thuhet në njoftim.