Lajme Shqip Thursday, 08 October 2015 19:03

 

Megjithëse kishte pranuar se është në lidhje dashurie, aktorja Teuta Krasniqi nuk deshi të zbulonte asgjë rreth të dashurit të saj.

Por, një urim i bërë nga Teuta për ditëlindjen e trajnerit të fitnesit, Adonis Morina, i cili i ishte drejtuar me “zemër” asaj, bëri që të aludohet për një lidhje të mundshme mes tyre.

E kontaktuar nga Telegrafi, aktorja e njohur e konfirmoj një lajm të tillë duke e pranuar se Adonisi është mashkulli fatlum krah saj.

“Po, ai është i dashuri im, jemi bashkë qe tre muaj. Jam në lidhje dhe jam shumë mirë dhe rehat”, tha Teuta.

Ditë më parë Express Rozë e kishte zbuluar edhe emrin e të dashurit të Teutës.