Lajme Shqip Thursday, 08 October 2015 15:50

As Shkëndije Mujaj nuk ka mundur të qëndrojë indiferente para ndeshjes historike ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

Këngëtarja atraktive ka publikuar fotografi në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet me ngjyrat e flamurit.

Në fakt, ajo i ka ngjyrosur buzët kuq e zi, derisa në një fotografi tjetër ka bërë montazh shqiponjën prapa portretit të saj.

Kujtojmë që Shkëndija e ka mbështetur Kombëtaren edhe në ndeshjet e mëparshme.