(E plotësuar)Tymi që e ka hedhur opozita në sallën e Kuvendit të Kosovës i ka dhënë fund seancës.
Nuk dihet se çfarë substance saktësisht është hedhur por tymi ka shkaktuar kollitje tek disa deputetë.
Kuvendi i Kosovës i mbylli punimet pas përfundimit të shqyrtimit të disa projektligjeve, ndërsa në përfundim të seancës opozita ka hedhur edhe gazlotësjellës.
Pasi opozita nuk mundi ta ndalë rrjedhën e seancës me fishkëllima, ka filluar të hedhin ujë në drejtim të nënkryetarit Xhavit Haliti, transmeton Telegrafi. Megjithë situatën e krijuar në Kuvend, deputetët e pozitës po vazhdojnë punimet me shqyrtimin e Projektligjeve.
Thursday, 08 October 2015 11:53