Lajme Shqip Wednesday, 07 October 2015 15:55

Rusia ka nisur sulmet me raketa në qendrat e Shtetit Islamik nga Deti Kaspik. Këto i ka bërë publike Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Ministri Shoigu sipas mediave ruse, kishte thënë se katër anije luftarake kanë gjuajtur 26 raketa në 11 objektiva të ISIS’it për shkatërrimin e tyre. Objektivat ishin rreth 1.500 km larg nga anijet e tyre, shkruan BBC.

E për gjithë këtë Presidenti Putin e kishte vlerësuar ushtrinë ruse për aksionin e tyre.