Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka folur sot në telefon me kryeministrin e Greqisë Aleksis Cipras, ku thuhet se i ka kërkuar homologut të tij grek të mos e votojnë Kosovën për anëtarësimin e saj në UNESCO.
Dy kryeministrat mësohet ndërkaq të kenë shkëmbyer mendime mbi krizën emigrantëve, duke rënë dakord se është e nevojshme të koordinohen politikat për këtë çështje.
Tema e diskutimit ishte promovimi i bashkëpunimit ekonomik. Krerët e dy qeverive diskutua mbi të gjitha çështjet rajonale, veçanërisht Kosovës.
Në këtë bisedë telefonike Vuçiç dhe Cipras u pajtuan se miqësia mes Serbisë dhe Greqisë, do të jetë bazë për marrëdhëniet e ardhshme ekonomike dhe politike mes dy vendeve. Vuçiç ka ftuar homologun grek të vizitojë Beogradin, ku u ra dakord që vizita realizohet në muajin shkurt.
Wednesday, 07 October 2015 13:20