Lajme Shqip Wednesday, 07 October 2015 14:14

Victoria Beckham ka thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj s’kanë asgjë për të dëshmuar’, derisa për herë të parë foli për martesën e saj, prejse tabloidi “The Sun” raportoi se mes çiftit ka përçarje.

“The Sun” shkroi se çifti Beckham kohët e fundit po jeton kryesisht i ndarë dhe larg njëri-tjetrit shkaku i përkushtimeve ndaj punës.

Por, në intervistën e fundit, 41-vjeçja konfirmoi se agjendën e kanë të ngjeshur, por s’ka asgjë nga ndarja.

“Po, udhëtojmë shpesh shkaku i punës dhe bamirësisë, por gjithmonë kemi kohë për njëri-tjetrin si çift dhe si familje. Natyrisht se është e vështirë, por si çdo nënë që punon, më duhet nganjëherë pak ndihmë”, tha Victoria, transmeton Koha.net.

Ish-anëtarja e “Spice Girls” pohon se ajo dhe David e duan njëri-tjetrin, derisa i mohoi zërat për ndarje. “Jam e bekuar që kam bashkëshort kaq të mirë dhe fëmijë kaq të lumtur. Unë dhe David s’kemi asgjë për të dëshmuar. Ne e duam njëri-tjetrin, kujdesemi për njëri-tjetrin dhe jemi të fuqishëm si prindër”, u shpreh ajo.

Udhëtimet e shpeshta dhe kohën e kaluar larg njëri-tjetrit, me insistimin e “The Sun” se është tregues për ndarje, Victoria e arsyetoi me faktin se ajo dhe David kanë etikë të madhe pune dhe besojnë se ky është shembull i mirë edhe për fëmijët e tyre.