Lajme Shqip Wednesday, 07 October 2015 09:48

Një veturë e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) është rrokullisur sot në mëngjes në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, tek vendi që njihet si Rruga e Smallushës.

Nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar, kurse Policia e Kosovës ndodhet në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet lidhur me këtë rast. /Gazeta Fjala/