Lajme Shqip Wednesday, 07 October 2015 09:43

Rusia dhe Arabia Saudite kanë diskutuar javën e kaluar rreth çmimit të naftës dhe kanë vendosur të vazhdojnë të konsultohen, ka deklaruar ministri rus i energjetikës, Alexander Novak.

Rusia, tani prodhuesi më i madh i naftës, në të kaluarën kishte refuzuar të bashkëpunonte me Arabinë Saudite, prodhuesi kryesorë në OPEC.

Ministri Novak dje kishte thënë se forumi ndërkombëtar i investimeve Sochi 2015 dhe Organizata e Vendeve për Eksportin e Naftës mund të organizojnë një takim në nivel teknik.

“Rusia është e gatshme të diskutojë për situatën e naftës dhe gazit,” ka thënë ai.

Aktualisht një barel i naftës shkon në 51.92 dollarë. /Rel