Lajme Shqip Wednesday, 07 October 2015 09:55

Rrjeti informativ evropian “Euronews” ka raportuar në lidhje me rastin e djeshëm kur kryeministri Isa Mustafa u prit me vezë në Podujevë gjatë një fjalimi që po mbante për shënimin e Ditës së Mjedrës në këtë komunë.

“Euronews” raporton se kjo është hera e dytë që kryeministri ka qenë cak i hedhësve të vezëve muajin e kaluar, ligjvënësit e opozitës hodhën vezë në drejtim të tij derisa ai po fliste në Kuvend në lidhje me mbarëvajtjen e dialogut me Serbinë, transmeton Koha.net.

As vezët e së martës, siç thotë “Euronews”, nuk arritën cakun e tyre.