Më 6 tetor 1991 Elizabeth Taylor martohet – për herë të tetë – me Larry Fortenskin, një puntor ndërtimi.
Dasma u zhvillua në kompleksin e banimit të Michael Jacksonit , në Kaliforni mes një numri të shumtë paparacësh.
Aktorja Taylor ka qenë e martuar tetë herë me shtatë burra, përfshirë ish-senatorin John Warner.
Një herë, kur e pyetën pse martohej aq shpesh, ajo u përgjigj: “Kur isha vajzë e re, prindërit më thonin; nëse do të kesh marrëdhënie dashurie, martohu – në këtë drejtim duket se ndjek modën e vjetër”.
Përveç martesave, Elizabeth Taylor (1932 – 2011) ka pasur edhe shumë lidhje romantike, ku përfshihen Frank Sinatra, Henry Kissinger e Malcolm Forbes.
Taylor, dy herë e nderuar me çmime Oskar, pati një karrierë filmike prej 61 vitesh – e cila filloi më 1941, kur ajo ishte vetëm 9 vjeç.
Wednesday, 07 October 2015 10:42