Lajme Shqip Tuesday, 06 October 2015 09:25

Të dielën mbrëma në Helsingborg të Suedisë është vrarë shqiptar nga Kosova.

Është vrarë Ruhan Brahimi, 30 vjeçar, me prejardhje nga Koshtova e Mitrovicës.

Dorasi kishte shtënë nga dritarja drejt Brahimit që gjendej brenda në shtëpi. 30 vjeçari kishte marrë plagë të rënda, nga të cilat vdiq pas disa minutave, transmeton ina.

Indikacionet e para të policisë thonë se vrasja është bërë nga një vrasës profesional.

Viktima ishte i njohur për policinë. Së bashku me njërin nga vëllezërit e tij, vitin e kaluar ai kishte qenë në konflikt me një bandë famëkeqe kriminale