Lajme Shqip Tuesday, 06 October 2015 08:52

Në orët e hershme të mëngjesit, Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës ka filluar një aksion të bastisjeve ndaj disa personave që janë të përfshirë në fajde.

Burime të gazetës “Zëri” mësojnë se lokacioni në të cilën janë duke u kryer arrestimet është Prishtina.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Krime Ekonomike dhe korrupsionit, është në procese të realizimit të disa operacioneve policore për luftimin e veprave të kundërligjshme në veçanti kundër veprave penale që ndërlidhen me “Fajde”, ka thënë për KTV-në, zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha ka thënë për KTV-në se janë në procese të realizimit të disa operacioneve policore për luftimin e veprave të kundërligjshme në veçanti kundër veprave penale që ndërlidhen me fajde.