Lajme Shqip Tuesday, 06 October 2015 09:14

Enca Haxhia do të vazhdojë të sjellë gjëra interesante për fansat e saj. Këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale.

Këngëtarja nga Shqipëria sapo e ka lansuar videoklipin e këngës “Call Me Goddess” që është pritur shumë mirë, por menjëherë ka paralajmëruar diçka të re.

Ajo nuk ka sqaruar për çka është fjalë, porse ka thënë se punon vazhdimisht për t’ia arritur qëllimit.

“Nuk mund ta mbani një shqiponjë të mbyllur në kafaz, gjëra të mëdha do të ndodhin… Me mendje e me zemër 24/24. E lindur për ta bërë atë”, ka shkruar Enca në Instagram.

Postimi është shoqëruar me një fotografi pa ngjyra, në të cilën këngëtarja shfaqet duke tymosur.