Lajme Shqip Tuesday, 06 October 2015 08:20

Ylli Kim Karadashian që po pret fëmijën dytë me bashkëshortin Kanye West ka thënë se nuk i kupton gratë që thonë se e shijojnë shtatzëninë.

Në blogun e saj ajo ka shkruar se me të është tërësisht e kundërta.

“Shtatzënia është pjesa me keqe e jetës sime”, ka shkruar Kim, e cila ka thënë se kjo mund të jetë për shkak të ndryshimeve në trup e dhembjeve në shpinë.

Kim ka thënë se nuk e shijon asnjë moment të shtatzënisë, por që tërë kjo ja vlen kur në duar ke një fëmijë të bukur.