Pas skandalit të zyrtarit të Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, i cili kushtëzoi një femër me doracakun e jurisprudencës, ministria që udhëhiqet nga Hajredin Kuçi e ka suspenduar atë.
Indeksonline raportoi sot për këtë skandal ku një vajzë, emër i njohur për redaksinë, ishte përballur me kushtëzime nga zyrtari ligjor i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari.
Bajraktari e kishte kushtëzuar vajzën, e cila ka rrëfyer për indeksonline, duke e detyruar të dal në kafe dhe t’ia jap numrin e telefonit, nëse donte ta merrte doracakun falas.
Ky është sqarimi i Ministrisë së Drejtësisë për suspendimin e Bajraktarit:
Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik dhe mediat lidhur me shkrimin me titull “Skandali i zyrtarit të MD-së që i kushtëzon femrat” të publikuar në portalin indeksonline.net, se ndaj zyrtarit Ardian Bajraktari, MD ka marrë masa duke e suspenduar si dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore për të hetuar rastin në fjalë. Masa disiplinore do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor.
Monday, 05 October 2015 15:20