Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, takoi sot ish-zëvendëskancelarin austriak Erhard Busek, njëherësh president nderi i Forumit, ndërsa tha se Kosova pret të nënshkruaj së shpejti Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Ministri Çollaku me këtë rast i shprehu mirënjohjen e tij Busek për përkrahjen e vazhdueshme që qeveria dhe populli austriak ka ofruar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe tani për zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian.
“Ndihma e mikut të madh të Kosovës, Busek, ka shërbyer si një urë për thëllimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë”, theksoi ministri Çollaku.
Ndërsa duke folur për agjendën evropiane të Kosovës, ministri Çollaku përsëriti se Kosova pret të nënshkruaj së shpejti Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe vlerësimin meritor deri në fund të vitit për procesin e liberalizimit të vizave, proces ky që do të sjell shkëmbime edhe më të mëdha ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Monday, 05 October 2015 14:55