Lajme Shqip Monday, 05 October 2015 15:25

Shkencëtarët kanë gjetur një lloj të veçantë të hardhucave në Kosovë, që nuk janë parë deri më tani në asnjë vend tjetër të botës.

Bëhet fjalë për hardhucën që ka tre bishta.

Hulumtuesit thonë se nuk njihen raste të tjera të ekzistimit të hardhucave me tre bishta, dhe për herë të parë të tillë janë gjetur në Kosovë gjatë verës që sapo kaloi, në mes të gurëve në një fshat të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ky kuriozitet është bërë lajm në mediat ndërkombëtare, pasi që hardhuca të tilla nuk janë parë në asnjë vend tjetër të botës.