Tatëpjeta e gjelbër poshtë statujës se Bavarisë ne Wiesn te Mynihut është mjaft e famshme. Emri i saj është, “Vendi i vjellurave”. Dhe nganjëherë, “vend për të ofruar seks në hapësirë”, shkruan Focus.de.
Në mes të Oktoberfest, mbrapa pjesës së tendave dhe në hijen e Bavarisë gjendet vendi i të vjellurave, transmeton lajmi.net.
Në këtë mënyrë njerëzit shtrihen, të cilët pinë më shumë sesa masa që mundet të përballohet. Dhe për disa, të cilët pas tendave të birrave pa dashur të transferohen në vendbanimet e tyre, munden menjëherë të shprehin dashurinë njeri – tjetrit.
Një shqetësim i hapur për 2 javë e gjysmë në mes syve të personave që kënaqen, dhe një pjese tjetër që është e lodhur.
Për t’u pa kjo në masë më të madhe, mundësinë e krijoi Facebook-u.
Një përdorues postoi një foto tek një faqe fansash, që shfaq ekstremizmin e pjesës më të egër të Mynihut.
Përpara është një mashkull, i dehur pas pirjes jashtë mase, dhe mbrapa në qift gjatë seksit oral.
48.000 njerëz pëlqyen dhe 1500 herë u shpërnda kjo foto në Facebook.
Një rast për komisariatin e Wiesn (Mynihut). Seksi i papërmbajtur në hapësirë ndëshkohet me arsyen “Ekspozim i pahijshëm”. Policia e analizoi këtë foto, dhe erdhi në përfundim se, “Kjo skenë sipas të gjitha gjasave nuk ka ndodhur gjatë këtij viti”.
Video incizimet e kamerave të sigurimit nuk kanë dhënë asnjë detaj.
“Një pike ku mund të bazohemi është bari”, ka shpjeguar zëdhënësi i Policisë. “Bari në këtë foto ka një të gjelbër më të theksuar. Pas kësaj vere të thatë bari është më ndryshe se ai i vitit të kaluar, në ngjyrë që shkon nga e kafta dhe i djegur”, vazhdon shpjegimi i Policisë.
Gjithashtu edhe kamerat e sigurimit nuk ofrojnë ndonjë detaj se këtë vit ka pasur një skenë të tillë.
Policia në fund thotë se nëse ndokush ankohet, personi që ka kryer aktin e “turpshëm në publik” do të paditet për “Ekspozim të Pahijshëm”, që do të rrezikonte me 1 vjet burgim ose me gjobë. /lajmi.net
Monday, 05 October 2015 14:52 
